Çfarë po ndodh me formën e kampionit të F1? Hamilton po përballet me një sëmundje të vështirë

Çfarë po ndodh me formën e kampionit të F1? Hamilton po përballet me një sëmundje të vështirë

Në vitet e fundit në Formula 1 jemi mësuar të shohim vetëm një fitues – të padiskutueshmin Lewis Hamilton, por këtë edicion po ndodh ndryshe.

Ylli britanik i Mercedes, Hamilton, po has në vështirësi më të mëdha këtë sezon, kur edhe gjen veten në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm, prapa Max Verstappen.

Por, duket se forma e britanikut nuk lidhet vetëm me ngjarjet brenda pistave, as me përgatitjen e makinave. Hamilton ka bërë të ditur se ai po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore.

“Unë kam luftuar gjatë gjithë vitit me gjendjen time shëndetësore”, ka thënë numri 44, transmeton Periskopi.

“Pas asaj që ndodhi vitin e kaluar (i referohet COVID-19), vazhdon të jetë akoma një betejë”, shtoi kampioni botëror.

Hamilton ka vizituar mjekun pas garës në Hungari, pasi kishte edhe shikim të vështirësuar. Ai dyshon se koronavirusin nuk e ka mposhtur për asnjë moment. Mediet në Britani thonë se Hamilton ka një “Covid të gjatë”. / Periskopi/

Shpërndaje në: