Arteta konfirmon pas ndeshjes ndaj Chelsea: Xhaka do të qëndrojë me ne

Arteta konfirmon pas ndeshjes ndaj Chelsea: Xhaka do të qëndrojë me ne

Transferimi i Granit Xhakës te skuadra e Romës tashmë mund të konsiderohet përfundimisht i pamundur, së paku për këtë merkato.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, pas ndeshjes së sotme ndaj Chelsea, ka folur edhe lidhur me të ardhmen e mesfushorit Xhaka.

“Granit Xhaka do të qëndrojë me ne”, ishte përgjigja e spanjollit për ‘Talksport’, transmeton Periskopi.

“Ai është lojtar kyç për skuadrën tonë”, shtoi tutje ish ndihmësi i Pep Guardiolas, i cili kalkulimet do t’i bëjë në Xhakën edhe në sezonin e ri.

Pasi Roma nuk po dërgonte ofertën e preferuar nga ‘Gunners’, këta të fundit kanë vendosur t’i japin reprezentuesit të Zvicrës një ofertë të re rinovimi, e cila e mbanë atë në Londër deri në vitin 2025, me një pagë të përmirësuar.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i rinovimit të kapitenit të Zvicrës me skuadrën e Arsenal. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: