Presioni i medieve nuk është problem për Xhakën – mesfushori i shënon Chelseat

Presioni i medieve nuk është problem për Xhakën – mesfushori i shënon Chelseat

Granit Xhaka ka lënë gjurmë në paraqitjen e tij të sotme kundër skuadrës së Chelsea, duke arritur të gjejë edhe golin.

Paraqitja e mirë në Kampionatin Evropian po e përcjell Granit Xhakën edhe në fazën parasezonale, me fanellën e Arsenal.

Ndonëse është figurë kryesore në spekulimet për transferime, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm te Roma, lojtari ka arritur t’i lë të gjitha anash dhe ta ketë fokusin vetëm në fushën e blertë.

Xhaka shënoi një gol me kokë, në minutën e 69’ të takimit, për të barazuar rezultatin në 1:1.

Ky gol mund të jetë pikë e fortë për Xhakën, në kohën kur po flitet për një rinovim të mundshëm të tij me ‘Gunners’.

Më poshtë mund ta shihni golin e shënuar nga mesfushori i Zvicrës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: