Dy asistime në pjesën e parë: Zhegrova po servon gjithçka në pjatë për shokët e skuadrës

Dy asistime në pjesën e parë: Zhegrova po servon gjithçka në pjatë për shokët e skuadrës

Edon Zhegrova po shkëlqen në përballjen e Basel me skuadrën e Sion.

Gjiganti helvetik, Basel, po shkëlqen në javën e dytë të Superligës së Zvicrës ku po tregon formë të lartë kundër skuadrës së Sion, duke krijuar avantazh 5:0 vetëm pas pjesës së parë.

Në këtë ndeshje hapësira ka gjetur edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili me paraqitjen e tij po justifikon besimin e trajnerit.

Anësori kosovar ka arritur që të jap dy asistime, një për Lopez, e një për Arthur – fillimisht në minutën 15′, pastaj në minutën 44′.

Asistimi i parë i Zhegrovës ishte brilant, duke bërë që Lopez të mos kishte nevojë për punë më të madhe sesa për të shtyrë topin në rrjetë.

Më poshtë mund t’i shihni asistimet e Edon Zhegrovës./ Periskopi.com/

Shpërndaje në: