Napoli shkatërron Bayern Munichun në miqësore, Nagelsmann nuk njeh fitore në katër të parat

Napoli shkatërron Bayern Munichun në miqësore, Nagelsmann nuk njeh fitore në katër të parat

Vazhdon mallkimi i Nagelsmann, me teknikun e ri të Bayern Mynih që ende nuk ka fituar asnjë ndeshje në pankinën bavareze.

“Faji” i eksperimenteve të tij, por mbi të gjitha, këtë herë, meritë e një Napoli të rregullt dhe kompakt. Në fund, jo thjesht një humbje, por një 3-0 që e ka lënë pa fjalë teknikun që zëvendësoi Flick dhe që ka misionin të rikthejë skuadrën në elitën europiane.

Mungesat relativisht kanë patur peshën e tyre dhe problemet i kanë patur të dyja skuadrat, edhe pse me shumë mundësi më të rëndësishme kanë qenë ato të italianëve.

Ajo që duhet vlerësuar në një ndeshje miqësore në korrik është natyrisht organizimi i skuadrës dhe Spalletti, në këtë aspekt, dëshmon të jetë superior ndaj kolegut gjerman.

Rezultati (një 3-0 tronditëse), por mbi të gjitha performanca dhe dygolëshi i shkëlqyer i Osimhen e lejojnë grupin të përmirësojë vetëvlerësimin dhe të vazhdojë udhëtimin drejt një kampionati që është vetëm tre javë larg.

Shpërndaje në: