Zyrtare: Ben White transferohet tek Arsenal – rekord në Brighton

Zyrtare: Ben White transferohet tek Arsenal – rekord në Brighton

Ben White i është bashkuar skuadrës së Arsenal.

Faqja zyrtare e skuadrës së Brighton ka njoftuar se është arritur marrëveshje mes tyre dhe skuadrës së Arsenal, për kartonin e Ben White.

Mbrojtësi është bërë lojtari që është shitur për shumën më të shtrenjtë ndonjëherë, nga Brighton & Hove Albion, përcjell Periskopi.

Kështu thuhet në njoftimin e Brighton, ndonëse shuma nuk është zyrtarizuar akoma, duke u thënë se kushtet kanë mbetur për t’u diskutuar.

Nga ‘Sky Sports’ raportojnë se ‘Gunners’ kanë paguar 50 milionë funte për kartonin e lojtarit.

White do të jetë një ndihmë e madhe për Mikel Arteta, në tentimin për të transformuar mbrojtjen e Arsenal. /Periskopi/

Shpërndaje në: