Xhaka afër rinovimit me Arsenal, Roma ka gati alternativën për yllin e Zvicrës

Xhaka afër rinovimit me Arsenal, Roma ka gati alternativën për yllin e Zvicrës

Roma ka filluar të mendojë për një alternativë tjetër për mesfushën, pas zërave për rinovimin e mundshëm të Xhakës me Arsenal.

Granit Xhaka është ishte një nga emrat kryesor në mediet italiane në fillim të verës, me emrin e tij që lidhej me një kalim të mundshëm te Roma, dhe pëlqimin e madh që Jose Mourinho kishte për të.

Megjithatë, sot është raportuar në Angli se Arsenal janë gati t’i ofrojnë kontratë të re lojtarit, duke bërë që Roma të dalë nga loja, transmeton Periskopi.

Skuadra italiane nuk po qëndron duarkryq, dhe thuhet të ketë gati alternativën për Xhakën. Quhet Thomas Delaney, emër i njohur në futbollin evropian.

Delaney ka bërë mjaft mirë edhe në Euro 2020 me Danimarkën, por edhe me skuadrën e Borussia Dortmund.

Mbetet të shihet nëse skuadra nga ‘Olimpico’ do të arrijë të mbyll një marrëveshje me skuadrën nga ‘Signal Iduna Park’. /Periskopi/

Shpërndaje në: