Vaki angleze: Elliott krahasohet me Xavin dhe Iniestan, pas ndeshjes kundër Hertha Berlin

Vaki angleze: Elliott krahasohet me Xavin dhe Iniestan, pas ndeshjes kundër Hertha Berlin

Situata e krijuar nga tifozët e Liverpool në rrjetet sociale, nuk mund të paraqes më mirë mendësinë e britanikëve si tifozë futbolli si dhe faktin se pse lojtarët anglezë paguhen më shumë sesa meritojnë.

Mesfushori i skuadrës së Liverpool, i cili ka tipare sulmuese, Harvey Elliott, bëri një paraqitje mjaft të mirë ndaj Hertha Berlin.

Lojtari që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Blackburn po synon ta fitojë vendin e tij te ‘Reds’, por duket se për disa ai po bën shumë më shumë. Në Angli, Elliott po krahasohet me Xavin dhe Iniestan. Është e vërtetë, sado që mund të duket qesharake.

“Pozita e tij më e mirë? Është pyetje për një milion dollarë. Unë shoh emra të mëdhenj tek ai. Shoh Xavin dhe Iniestan në të. Por, edhe Thiagon po ashtu”, ka thënë Jason McAteer, ish mesfushor i Liverpool, transmeton Periskopi.

Këto fjalë mund të jenë një motiv shtesë për Elliott të fitojë pozitën e tij në formacionin shartues të Liverpool. Mbetet të shihet se si do të bëjë i riu anglez. /Periskopi/

Shpërndaje në: