Mbappe te Reali? Pochettino tregon se cila është situata aktuale rreth lojtarit

Mbappe te Reali? Pochettino tregon se cila është situata aktuale rreth lojtarit

Trajneri i Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino, ka sqaruar se cila është situata aktuale rreth Kylian Mbappe.

Lojtari i nën-kampionëve të Francës dhe kombëtares së Francës, Mbappe, vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te Real Madridi, njësoj sikur në merkatot e kaluara.

Por, akoma nuk ka diçka konkrete, madje, vet lojtari gjatë kësaj jave ka thënë se ëndrra e tij më e madhe vazhdon të jetë triumfi në Ligën e Kampionëve, me fanellën e PSG.

LEXO EDHE:

Mbappe zbeh shpresat e Real Madrid për transferimin, tregon ëndrrën e tij të madhe

Së fundmi, rreth situatës së lojtarit ka folur edhe Mauricio Pochettino, trajneri i PSG, i cili ka vënë theksin tek kontrata aktuale, por ka folur pak edhe për rinovimin e mundshëm me yllin francez.

“Çfarë është e qartë tani është se Kylian ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij. Ai është lojtar i skuadrës dhe do ta trajtojmë ashtu siç trajtojmë dikë që ka edhe pesë vite të mbetura”, ka thënë Pochettino, transmeton Periskopi.

“Është ndryshe, por secila situatë mund të ndryshojë dhe të evoluojë. Nuk kam biseduar me të rreth rinovimit të kontratës. Ai nuk i diskuton këto gjëra me mua”, shtoi trajneri argjentinas.

Mbappe vazhdon të jetë një nga lojtarët më atraktiv në botën e futbollit dhe një nga dëshirat më të mëdha të ‘Los Blancos’. Mbetet të shihet nëse gjatë kësaj merkatoje do të finalizohet ndonjë marrëveshje për kalimin e tij në Madrid.  /Periskop/

Shpërndaje në: