Alarmohen skuadrat e NBA, Russell Westbrook i bashkohet skuadrës së Lakers

Alarmohen skuadrat e NBA, Russell Westbrook i bashkohet skuadrës së Lakers

Los Angeles Lakers kanë bërë një goditje të madhe, duke siguruar shërbimet e fundorit Russell Westbrook.

Sipas raportimeve nga mediet amerikane, basketbollisti i Washington Wizards do të vazhdojë aventurën e tij në NBA me skuadrën e LA Lakers, transmeton Periskopi.

Wizards janë pajtuar që të dërgojnë Westbrook, zgjedhjen e raundit të dytë në draftin 2024, zgjedhjen e raundit të dytë të vitit 2028 te Lakers, për të pranuar në këmbim Kyle Kuzma, Kentavious Caldwell Pope, Montrezl Harrell dhe zgjedhjen e 22-të në draftin e këtij viti.

Kësisoj, Westbrook, LeBron James dhe Anthony Davis janë treshja e re në qytetin e Los Angeles, ku do të synojnë të vendosin ligjin.

Ish anëtari i Oklahoma, te Lakers do të shkojë pas një sezoni ku arriti 36.4 minuta për ndeshje, me një kontribut prej 22.2 pikë për sezon, 11.5 kërcime dhe 11.7 asistime. Pra, ai arriti një mesatare me ‘Triple-Double’.

Me këtë lëvizje, Lakers mund të konsiderohen si favoritët kryesor për ta fituar titullin e kampionit në edicionin e ri. /Periskopi/

Shpërndaje në: