Kina tregon dhëmbët kundër ShBA-ve, fiton garën 4×200 metra stil i lirë në not
Kina triumfoi në stafetën 4×200 metra stil i lirë në not për femra duke ndalur hegjemoninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë garë të Lojërave Olimpike.
Vajzat kineze të cilat kishin vendosur kohën e tretë më të mirë në garën kualifikuese shpërthyen në finalen e mbajtur në Tokyo Aquatics Centre.
Ato kryesuan thuajse të gjithë garën, ndërsa kishin vendosur notaren më të shpejtë të parën.Ekipi kinez e mbylli me kohën 7 minuta, 40 sekonda e 33 të qindtat, duke vendosur një rekord të ri botëror dhe njëkohësisht olimpik.
Stafeta 4×200 metra stil i lirë për femra mbahet prej 1996 ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shpallur 5 herë kampionë olimpikë, ndërsa 1 herë Australia që kësaj here u rendit e treta.