Pritja që e bëri portieri i Dritës para se të pësonte golin e eleminimit, është thjesht spektakolare

Pritja që e bëri portieri i Dritës para se të pësonte golin e eleminimit, është thjesht spektakolare

Drita u eleminua nga kualifikimet për Conference League nga Feyenoordi, por çfarë paraqitje ishte nga gjilanasit…

Padyshim se holandezët as për së afërmi nuk kishin pritur një rezistencë dhe luftë të tillë nga ‘Intelektualët’, shkruan Periskopi.

Në fakt, paraqitje ishte aq impresive, sa që opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj e konsideroi si më të mirën nga një skuadër kosovare që nga pranimi në UEFA, përmes një postimi në Facebook.

Gjilanasit pësuan golin e eleminimit në kohën shtesë, me Til – i cili realizoi hat-trick – që realizoi nga afërsia.

Mirëpo, pak momente para se të shënohej ky gol, portieri i Dritës, Faton Maloku bëri një pritje absolutisht brilante.

Teksa mysafirët po mbroheshin nga një krosim në zonë, njëri prej futbollistëve nikoqirë drejtoi një goditje të rrezikshme me kokë drejt portës, me Malon që tregoi reflekse të jashtëzakonshme për ta larguar nga vija.

Shikoni më poshtë pritjen e Malokut, para se ta pësonte golin që eventualisht e eleminoi Dritën nga Conference League. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: