Trajneri i Dritës nuk mundi ta besojë çka humbi Muja i vetëm me portierin
Drita dhe Feyenoordi aktualisht janë duke barazuar 2-2 në Holandë, në takimin e dytë të vlefshëm për çerekfinalen e Conference Leagues.
Mirëpo, gjërat kanë mundur shumë lehtë të ishin ndryshe nëse Arbnor Muja do ta shfrytëzonte super rastin e tij në minutën e 71-të.
Ai ishte i vetëm një kundër një me portierin me krejt kohën e botës para vetës për ta drejtuar topin në rrjetë, por dështoi duke qëlluar jashtë kornizave.
As futbollisti, e as trajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiji, nuk po mund t’iu besonin syve pas këtij rasti.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/