Ekstazë absolute: Drita përmbysë Feyenoordin midis Holande, Fazliu shokon nikoqirët në ankth

Drita është absolutisht në flakë në fillim të ndeshjes kundër Feyenoordit.
Gjilanasit kanë përmbysur disavantazhin, nga 1-0, në 2-1 kundër holandezëve në kuadër të çerekfinales kualifikuese të Conference League, shkruan Periskopi.
Ishte një tjetër gabim nga nikoqirët në mbrojtje, teksa dështuan të mbrohen si duhet në një krosim, me Fazliun që përfitoi dhe shënoi kundër skuadrës që e ka asistent-trajner Robin van Persien. /Periskopi.com/