Pamjet e Diego Maradonës duke u stërvitur midis lloçi, tregojnë se ishte gjeni i vërtetë i futbollit
Është mëkat që Diego Maradona nuk ishte rrotull për të qenë dëshmitar i triumfit të Argjentinës në Copa America, që ishte trofeu i parë madhor i kësaj Kombëtareje që nga viti 1993.
Messi ishte futbollisti më i spikatur i Copa Americas dhe top golashënuesi këtë verë.
Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare në nëntor të vitit 2020, pasi pësoi sulm në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires.
Një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve, Maradona gjithmonë do ta ketë përparësinë para Messit në sytë e disa fansave të futbollit – veçanërisht atyre në Argjentinë.
Maradona, si çdo futbollist tjetër në mesin e të 80-tave, gjithashtu u desh të luante në fusha me terren të tmerrshëm.
Goli i tij më i famshëm – epo, ndoshta i dyti më i famshëm pas ‘Dorës së Zotit’ – kundër Anglisë në çerekfinale të Kupës së Botës më 1986, ku ai dribloi nga pjesa e fushës së vetë para se të shënonte, u shënua në një terren aspak të mirë në ‘Azteca Stadium’.
Pavarësisht gjendjes së fushës, Maradona ishte i aftë të dhuronte magji.
Për ta nënvizuar edhe më shumë këtë që e thamë më lart, shikon më poshtë pamjet e jashtëzakonshme të tij duke u stërvitur në lloç të trashë. /Periskopi.com/
Here’s a great video of Maradona training in the mud…pic.twitter.com/0q24LSM3F3
— 90s Football (@90sfootball) May 27, 2021