Gjuajtja e lirë e Andreas Pereiras kundër Brentfordit ishte aq e keqe, sa që u detyrua t’i kërkojë falje Matas, pas ndeshjes
Manchester United barazoi 2-2 me skuadrën e sapo promovuar në Premier League, Brentford në ‘Old Trafford’, të mërkurën mbrëma.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit pati dy herë epërsinë, por eventualisht nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim.
Klubi është ende në pritje të futbollistëve të skuadrës së parë, të cilët ende janë në pushim pasi ishin të angazhuar me Kombëtaret e tyre në Kampionatin Evropian, transmeton Periskopi.
Momenti kryesor i ndeshjes ishte padyshim eurogoli i Andreas Pereiras me volej nga distanca.
Në minutën e 50-të, topi ra në mënyrë perfekte në të djathtën e mesfushorit i cili e goditi atë me saktësi absolutisht drithëruese nga një distancë e konsiderueshme, për ta gjetur rrjetën, pasi fillimisht topi goditi transversalen.
?⚽️ | NEW: Andreas Pereira has just scored this absolute worldie in the Man Utd vs Brentford game… pic.twitter.com/7VpEYnCZlp
— Football For All (@FootballlForAll) July 28, 2021
Sidoqoftë, në pjesën e parë, Pereira pati një mundësi tjetër nga gjuajtja e lirë në një pozitë të rrezikshme.
Ai fitoi ‘betejën’ me Juan Matan për ta goditur atë, por përpjekja e tij ishte thjesht shokuese, teksa e goditi fillimisht tokën para se të kishte kontakt me topin.
E tmerrshme.
— James John (@JamesJohn2427) July 29, 2021
Në fakt, ishte aq e keqe, sa që Pereira i kërkoi falje Matas.
Në InstaStory, ai ia bëri ‘tag’ spanjollit dhe shkroi: ”Tjetra është e jotja. Fytyra jote i thotë të gjitha.” /Periskopi.com/