LO 2020: Spanja mposht Argjentinën, shkëlqen Ricky Rubio

LO 2020: Spanja mposht Argjentinën, shkëlqen Ricky Rubio

Në Lojërat Olimpike 2020, të cilat po zhvillohen në Tokyo, Spanja ka mposhtur Argjentinën në basketboll.

‘Stuhia e Kuqe’ ka shënuar fitore me rezultatin 81:71, kundër Argjentinës, në kuadër të grupit C, grup ku luajnë edhe Sllovenia e Japonia, shkruan periskopi.

Spanja e nisi keq, duke e mbyllu çerekun e parë me disavantazh 20:25, por në çerekun e dytë ata shpërthyen duke e mbyllur me 20:9, falë një mbrojtjeje të jashtëzakonshme.

Spanja i fitoi edhe dy çerekët e pjesës së dytë (21:19, 20:18), për fitoren 81:71.

Më i dalluari te spanjollët ishte Ricky Rubio, i cili luan në pozitën e organizatorit. Ai kontribuoi me 26 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Spanja mbanë tashmë pozitën e dytë në grup, me 4 pikë pas dy ndeshjeve, aq sa ka edhe Sllovenia në pozitën e parë.

Argjentina radhitët e treta, kurse Japonia në pozitën e fundit, të dyja këto me nga dy pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: