Pas suksesit shpërthen skandali: Doktori i skuadrës olimpike amerikane ka ngacmuar seksualisht gjimnastet

Pas suksesit shpërthen skandali: Doktori i skuadrës olimpike amerikane ka ngacmuar seksualisht gjimnastet

ShBA-të sot edhe një herë janë konfirmuar si dominuese absolute në garat e gjimnastikës, në kategorinë e femrave.

Suni Lee është stolisur me medalje ari, duke bërë kështu që edhe në LO 2020, ShBA-të të jenë lidere, sikur në vitet 1984, 2004, 2008, 2012 e 2016, transmeton Periskopi.

Por, pas këtij suksesi, ka shpërthyer skandali, pas reagimit të Simone Biles, e cila u tërhoq nga skuadra Olimpike e ShBA.

Ajo ka thënë se është një mrekulli se si Lee ka fituar medalje ari, pas gjithë përjetimeve që ka pasur, duke aluduar në ngacmime seksuale nga doktori i skuadrës së gjimnastikës.

‘Times’ tashmë ka publikuar edhe një artikull ku përmes akterëve thuhet se që nga viti 2016, sportistet amerikane janë abuzuar seksualisht.  Madje shkohet aq larg sa thuhet se është çudi fakti se si ShBA-të gjejnë atlete për ta përfaqësuar vendin.

Nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga skuadra olimpike amerikane, por thuhet se ata do të përballen me një padi. /Periskopi/

Shpërndaje në: