Barcelona dhe Tottenham në garë për Romeron – situatë e komplikuar
Barcelona dhe Tottenham Hotspur do të zhvillojnë një garë të ashpër në merkato, për të siguruar shërbimet e Cristian Romero.
Mbrojtësi i kombëtares së Argjentinës dhe skuadrës së Atalantas ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet nga sezoni i kaluar dhe tashmë skuadrat e mëdha po bëjnë kalkulimet për të.
Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona mund të sigurojë shërbimet e lojtarit vetëm në formë huazimi, pasi katalanët janë në krizë financiare.
Në anën tjetër, nga Italia raportohet se skuadra nga Bergamo nuk do ta lëshojë lojtarin për asgjë që nuk prek shifrën e 55-60 milionë eurove, transmeton periskopi.
Tottenham, në një situatë më të mirë ekonomike, thuhet të kenë bërë një ofertë prej 45 milionë eurove, plus bonuseve, por kjo nuk i ka mjaftuar Atalantas.
Deri më tani, Tottenham duket se qëndron në ‘pole-position’ për lojtarin, megjithatë, ata duhet të rrisin ofertën e tyre.
Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Cristian Romero. Sezoni i ri mund ta gjejë atë me fanellë të re. /Periskopi/