Dest refuzon Bayernin dhe Arsenalin, preferon të luftojë për pozitën e tij te Barca

Dest refuzon Bayernin dhe Arsenalin, preferon të luftojë për pozitën e tij te Barca

Sergino Dest e ka të qartë se cili është objektivi i tij për sezonin e ardhshëm.

Amerikani i cili paraqitet me fanellën e Barcelonës, Dest, do të qëndrojë në ‘Camp Nou’, për të luftuar për një pozitë në formacionin ‘Blaugrana’.

‘ESPN’ raporton se mbrojtësi ka refuzuar mundësinë për të kaluar tek Arsenal, apo te skuadra e Bayern Munich, transmeton periskopi.

Thuhet se edhe Monaco kanë bërë një propozim për 20 vjeçarin, por përshtatja te Barca është synimi i tij i vetëm.

Barcelona është në një proces të largimit të lojtarëve në mënyrë që të mbulojë borxhet e saja, por duket se Dest nuk është nga lojtarët që do ta kenë fatin (e keq) për t’u larguar nga ‘Camp Nou’. /Periskopi/

Shpërndaje në: