Mbappe zbeh shpresat e Real Madrid për transferimin, tregon ëndrrën e tij të madhe

Mbappe zbeh shpresat e Real Madrid për transferimin, tregon ëndrrën e tij të madhe

Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, ka folur së fundmi për ëndrrat që synon t’i realizojë në karrierën e tij prej futbollisti dhe mes rreshtash ai duket sikur ka zbehur shpresat e Real Madrid për një nënshkrim me të.

Anëtari i Paris Saint Germain deri më tani ka fituar disa trofe të rëndësishëm, përfshirë edhe Kupën e Botës me Francën, por kjo nuk ia ka përmbushur egon.

Së fundmi, kur ai po lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’, lojtari ka bërë të ditur se ëndrra e tij e madhe vazhdon të jetë triumfi në Ligën e Kampionëve, me skuadrën e tij aktuale, PSG.

“Ëndrra ime më madhe është ta fitoj Ligën e Kampionëve, me PSG. Kjo do të ishte fantastike”, ishte përgjigja e Mbappe për Neymar, kur dyshja e PSG po merrnin në intervistë njëri-tjetrin, transmeton periskopi.

“Një tjetër Kupë e Botës do të ishte e mirë po ashtu”, shtoi sulmuesi francez.

Kylian Mbappe lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid për tash e disa kohë, por një lëvizje e tillë vazhdon të jetë e pakompletuar dhe vetëm në sferën e spekulimeve. Mbetet të shihet nëse këtë merkato lojtari do të kalojë në Madrid, ose do të vazhdojë në kryeqytetin francez. /Periskopi/

Shpërndaje në: