Iraniani rebel fiton medalje olimpike në xhudo dhe ia dedikon Izraelit

Iraniani rebel fiton medalje olimpike në xhudo dhe ia dedikon Izraelit

Iraniani Saeid Mollaei ka falenderuar në gjuhën hebraike Izraelin pasi fitoi medaljen e argjendtë në xhudo për shtetin e tij të adoptuar, Mongolinë.

Mollaei iku nga Irani pasi kishte refuzuar një urdhër që të humbiste me qëllim në një kampionat të vitit 2019 në mënyrë që të mos ndeshej me xhudistin izraelit, Sagi Mukin, në finale.

Kampionit botëror në fuqi i kishte dhënë azil politik Gjermania para se të merrte nënshtetësinë e Mongolisë, raporton Independent, përkthen Periskopi.

Ai u zgjodh që të përfaqësonte këtë shtet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

“Todah”, tha ai, që do të thoshte falemnderit në hebraisht.

“Falemnderit Izraelit për energjinë e mirë. Kjo medale i dedikohet edhe Izraelit,” shtoi ai. “Shpresoj që izraelitët janë të lumtur me këtë fitore.”

Mollaei, 29 vjeçar, dhe Muki nga Izraeli, 25 vjeçar, u bënë shokë të ngushtë pas përpjekjes iraniane për të prishur atë ndeshje në vitin 2019. /Periskopi

Shpërndaje në: