Drita të enjten e zhvillon edhe ndeshjen e kthimit kundër Feyenoordit

Drita të enjten e zhvillon edhe ndeshjen e kthimit kundër Feyenoordit

Drita të enjten e zhvillon edhe ndeshjen e kthimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës përballë gjigantit holandez, Feyenoord.

Cuculi ka deklaruar se i pret një ndeshje shumë e vështirë, por ai ka shtuar se ai dhe shokët e skuadrës do ta bëjnë të pamundurën për të dalur me kokën lart.

“Normalisht që ndeshja e dytë do të jetë shumë më e vështirë. Na pret një 90 minutësh shumë i zjarrtë. Të shpresojmë që të gjithë së bashku të zbatojmë detyrat e shtabit teknik. Njihemi më mirë me skuadrën e Feyenoordit. Do të japim më të mirën nga vetja. Do japim atomin e fundit”.

“Shpresojmë që Feyenoordi të jetë në ditën më të keqe dhe ne të jemi në ditën më të mirë”, shtoi ai.

Ndeshja ndërmjet Feyenoordit dhe Dritës luhet të enjten me fillim nga ora 20:00.

Rezultati i ndeshjes së parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina ka qenë 0-0.

Shpërndaje në: