Takefusa Kubo i pandalshëm në Olimpiadë: Bëhet lojtari i parë në histori që shënon në tri ndeshjet e para

Takefusa Kubo i pandalshëm në Olimpiadë: Bëhet lojtari i parë në histori që shënon në tri ndeshjet e para

Futbollisti i Real Madridit, Takefuso Kubo ka vazhduar shpërthimin në Lojërat Olimpike.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar spektakël në ndeshjen e fundit në grup kundër Francës, të cilën e fitoi Japonia 4-0 dhe u kualifikua në çerekfinale pasi doli si liderë i grupit me nëntë pikë.

Kubo u bë lojtari i parë në histori të Japonisë që shënon në tri ndeshje në fazën e grupeve në Lojërat Olimpike.

Ai po i dërgon mesazhe Carlo Ancelotit se meriton një vend në ekipin e parë.

Shpërndaje në: