Monchengladbach mposht pastër Bayernin në miqësore

Monchengladbach mposht pastër Bayernin në miqësore

Borussia Moenchengladbach e ka mposhtur pastër Bayern Munichun me rezultat 2-0, në miqësoren parasezonale.

Në miqësore, nuk po i ecën mirë Julian Nagelsmannit te Bayern Munich.

Skuadra e tij është mposhtur të mërkurën në “Allianz Arena” me rezultatin 2-0 nga Borussia Moenchengladbach.

Gladbach i shënoi të dy golat në pjesën e dytë. Hannes Wolf në min 58′ dhe Michael Wentzel në atë të 76’ shënuan për Moenchengladbachun.

Sfidën e radhës, Bayerni do ta zhvillojë të shtunën me 31 korrik kundër Napolit.

Shpërndaje në: