Publikohen pamje të Aaron Wan-Bissakas duke u mbrojtur kundër QPR-së dhe janë të tmerrshme

Publikohen pamje të Aaron Wan-Bissakas duke u mbrojtur kundër QPR-së dhe janë të tmerrshme

Manchester United është një skuadër e gatshme për ta sfiduar Manchester Cityn për titull në Premier League këtë sezon, duket…

Ole Gunnar Solskjaer tashmë ka transferuar Jadon Sanchon, derisa ka arritur marrëveshje edhe për transferimin e Raphael Varanes.

Por duket se United nuk do të ndalet me kaq – dhe qartazi nuk duhet ta bëjë – sipas opinionistit të ‘talkSPORT’ dhe futbollistit të QPR-së, Charlie Austin.

Austin luajti kundër Unitedit në miqësoren parasezonale në ‘Loftus Road’ të shtunën, me skuadrën nga Championshipi që fitoi 4-2, dhe sulmuesi e futi veten në listën e realizatorëve.

Dhe të mërkurën, ai vendosi ta kritikojë mbrojtësin e djathtë Aaron Wan-Bissaka dhe insistoi se klubi duhet të transferojë Kieran Tripperin.

Pas komenteve të Austinit, një fans i QPR-së postoi dy klipe të Wan-Bissakas gjatë miqësores duke nënvizuar se sulmuesi pati të drejtë.

Klipi i parë tregon mbrojtësin duke dështuar të bllokojë një krosim – edhe pse ndoshta është paksa e rëndë ta kritikojmë atë për golin.

Klipi i dytë është edhe më alarmuese, teksa ai dështon të mbrohet si duhet brenda zonës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: