Më 20 gusht, Kosova mëson kundërshtarët në parakualifikimet për ‘FIBA Eurobasket 2025’

Më 20 gusht, Kosova mëson kundërshtarët në parakualifikimet për ‘FIBA Eurobasket 2025’

Më 20 gusht në Gjermani do të hidhet shorti për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025.

Me këtë rast, do të mësohen edhe kundërshtarët e Kosovës A në konkurrencën e meshkujve.

Në short do të jetë i pranishëm drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova. Shorti do të hidhet nga ora 11:45, më 20 gusht.

Pas hedhjes së shortit do të bëhen të ditura edhe datat se kur do të luan Kosova A te meshkujt.

Kosova A është në vendin e 70-të të renditjes së FIBA-s dhe në vendin e 37-të në Evropë.

Shpërndaje në: