Zyrtare: David Domgjoni transferohet te klubi i njohur zvicëran

Zyrtare: David Domgjoni transferohet te klubi i njohur zvicëran

Skuadra zvicerane, Luzern ka kompletuar transferimin e mbrojtësit kosovar, David Domgjoni.

Domgjoni ishte pjesë e skuadrës turke, Menemenspor ku regjistroi 40 paraqitje dhe shënoi tri gola.

Luzerni bëri të ditur që Domgjoni ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare e cila do ta mbajë atë tek klubi zviceran të paktën deri në verën e vitit 2023.

Lajmin për transferimin e Domgjonit e ka bërë publik klubi i Luzernit përmes faqes së tyre zyrtare në “Twitter”.

Shpërndaje në: