Komenti që ka lënë Mourinho në foton e Granit Xhakës, tregon sa shumë është i ‘dashuruar’ portugezi në të

Komenti që ka lënë Mourinho në foton e Granit Xhakës, tregon sa shumë është i ‘dashuruar’ portugezi në të

Jose Mourinho nuk i ka rezistuar një komenti në foton e Granit Xhakës në Instagram.

“Telenovela” e Granit Xhakës ndoshta është afër fundit, pas një komentimi të Jose Mourinhos i cili lë të kuptohet se marrëdhëniet me shqiptarin janë të mira.

Xhaka kishte postuar një fotografi me një mesazh lamtumirës për selektorin, Vladimir Petkovic, i cili u largua nga Zvicra.

Në foton e postuar nga Xhaka, ishte tekniku portugez i cili kishte dërguar një koment me shenja “duartrokitëse” për shqiptarin.

Kjo lë të kuptohet se transferimi i Xhakës në Romë mund të jetë afër dhe marrëdhënia ndërmjet tyre është e mirë dhe e afërt.

Sidoqoftë, ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket këtij trasnferimi.

 

Shpërndaje në: