Shqipëria në festë: Atleti i tyre për pak të fitonte medalje olimpike
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka festuar suksesin e peshëngritësit Briken Calja në profilin e tij në Facebook i cili për pak nuk arriti të bëhej medalist olimpik.
Caljes arriti të ngriste peshën prej 341 kilogramësh, ndërsa medalisti i bronztë Rahmat Erwin Abdullah arriti t’i ngriste 342 sosh.
Sidoqoftë, suksesi i tij është për t’u përshëndetur, përcjell Periskopi.
Kryeministri Rama ka vlerësuar lart suksesin e sportistit shqiptar:
“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios” – shkruan z. Rama në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë që Kosova deri tash ka arritur t’i fitojë dy medalje të arta olimpike.