Trajneri legjendar Driton Kuka në vitin 2019 ishte bërë pjesë e politikës kosovare

Trajneri legjendar Driton Kuka në vitin 2019 ishte bërë pjesë e politikës kosovare

Driton Kuka është ndër njerëzit më të dashur të sportit aktualisht në Kosovë, pasi në lojërat olimpike dy xhudiste kosovare arritën medalje të arta olimpike për vendin tonë. Por, në muajin gusht të vitit 2019, z. Kuka i ishte futur politikës kosovare për të bërë ndryshime pozitive në vend, ndoshta me theksin te fusha e sportit.

Kukën e kemi parë shpesh duke u ankuar edhe për politikanët dhe mediat e caktuara, përveç ngritjes së zërit që bën ndaj xhudisteve të tij që tashmë i ka bërë kampione.

Ai mund të jetë një prej trajnerëve më të mirë të të gjitha kohërave e në të gjitha sportet në Kosovë, por del se është pjesë e një partie politike që quhet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], përcjell Periskopi.

Ishte gushti i vitit 2019, kur Kuka i ishte bashkuar Aleancës së Ramush Haradinajt.

Në atë kohë, Haradinaj sapo kishte dhënë dorëheqje si kryeministër dhe po përgatitej për zgjedhjet e reja të parakohshme të 6 tetorit.

“I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Driton Kuka ka thënë se i ka bashkuar parimi i njëjtë që kanë më Haradinajn: qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë!“Këto parime ishin vendimtare që ti bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara sidomos në sport e rini që kemi! Kam miq në çdo parti politike dhe parimi im është bashkëpunimi për të mirë të vendit”, ka shkruar Kuka.

Shpërndaje në: