Pamje nga paraqitja dominuese e Jules Koundes kundër Barcelonës, pasi arriti marrëveshje me Chelsean

Pamje nga paraqitja dominuese e Jules Koundes kundër Barcelonës, pasi arriti marrëveshje me Chelsean

Chelsea pati një sezon brilant në 2020/21.

‘Të Kaltërit’ kishin vështirësi në fillim të vitit dhe u duk se do ta përfundonin fushatën pa ndonjë titull, transmeton Periskopi.

Por vendimi për ta zëvendësuar Frank Lampardin me Thomas Tuchelin doli të jetë gjenial.

Ai udhëhoqi skuadrën drejt top katërshes, derisa ndihmoi Chelsean të bëhej kampion i Evropës për herë të dytë.

Chelsea është aktualisht një prej klubeve më të mira në botë dhe do të jetë shumë e vështirë të përmirësohet me ardhje të reja gjatë afatit kalimtar të verës.

Tuchel dhe Chelsea kanë identifikuar kanë identifikuar një lojtar që do t’i përmirësonte, megjithatë.

Sipas Fabrizio Romanos, Chelsea e ka shndërruar Jules Kounden në objektivin numër një.

Londinezët janë në bisedime të avancuara me Sevillan për transferimin e mbrojtësit francez.

Kounde dëshiron t ëluajë në Champions League dhe tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin nga perëndimi i Londrës. Ai nuk e ka problem të nënshkruajë deri në vitin 2026.

22-vjeçari luan si qendërmbrojtës dhe është i aftë të aktivizohet edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa ka treguar paraqitje brilante në La Liga në disa sezonet e fundit.

Një prej paraqitjeve të tij më të mira për Sevillan erdhi më herët këtë vit kundër Barcelonës.

Kounde shënoi një gol dhe ishte jashtëzakonisht solid në mbrojtje, teksa andaluzianët fituan 2-0 në kuadër të Copa del Rey, më 10 shkurt.

Përmbledhja e paraqitjes së tij është publikuar në Twitter dhe e nënvizon sa i mirë është ai. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: