Ngriti peshë që ‘nuk ngritet’: Sportistja shpërblehet me gjysmë milion euro dhe një shtëpi nga shteti
Hidilyn Diaz hyri në histori të sportit të Filipineve pas fitoi medaljen e pare të artë për atë vend.
Diaz fitoi medaljen e artë në peshëngritje deri në 55 kilogramë. 30-vjeçarja e mori të artën me përpjekjen e saj të fundit.
Diaz e fitoi të argjendtën në Lojërat Olimpike të Rios, për ta përfunduar pritjen 20-vjeçare të shtetit të saj për medalje, por ajo shkoi një pozitë m% lartë në Tokyo dhe nuk arriti të përmbahej nga emocionet.
Bloomberg raporton se triumfi i siguron asaj më shumë sesa vetëm medaljen e artë.
Ajo fitoi 33 milionë pesos (500 mijë euro) para të gatshme nga qeveria dhe gjithashtu një shtëpi.
Filipina strength made me tear up this morning. Congratulations Hidilyn Diaz, for winning the first Olympic gold medal ever for the Philippines! Like many times in our history, a Pinay led the way! ✊? pic.twitter.com/MbLg2LQ5bM
— E.J. Ramos David, Ph.D. (@ejrdavid) July 26, 2021