Conor McGregon zyrtarisht tejkalon kufirin me këtë postim neveritës për babain e vdekur të Khabibit

Conor McGregon zyrtarisht tejkalon kufirin me këtë postim neveritës për babain e vdekur të Khabibit

Të jemi të sinqertë, Conor McGregor asnjëherë nuk ka qenë larg kontraversitetit në duelet me rivalët.

Nga kërcënimet me vdekje, te ofendimet homofobike dhe hedhjen e karriges së metalit nga dritarja e një autobusi me plot atletër të pafajshëm, Conori gjithmonë e ka gjetur veten në anën e të papranueshmes.

Khabib Nurmagomedov ishte kundërshtari më i famshëm i Conorit, me rivalitetit që u shndërrua në personale.

I paaftë për të treguar veten në kafaz kundër Khabibit, Conor ka vazhduar të dërgojë ofendime në drejtim të luftëtarit tash të pensionuar.

Sulmi i tij i fundit ka tërhequr vëmendjen e gabuar, pasi qartazi po tallej me vdekjen e babait të Khabibit, Abdulmanap, i cili vdiq në korrik të vitit të kaluar nga komplikimet e lidhura me Covid-19.

Menjëherë pas humbjes së McGregorit nga Dustin Poirier, Khabibi kishte bërë një postim ku shkroi ”e mira gjithmonë mposht të keqen”, ndaj të cilës McGregor u përgjigj sot.

”Covid është i mirë dhe babai është i keq?”

p1fbjsdgs0bbi1k3r1p3n1ue971rd.jpg

p1fbjscblv11j811e81uqpf8n15jnb.jpg

Kjo është thjesht neveritëse. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: