Publikohet video: Sherr me grushte në koncertin e Noizyt
Një sherr masiv mes disa turistëve të huaj dhe rojeve të sigurisë së lokalit kanë tmerruar turistët.
Pas përfundimit të koncertit të këngëtarit Noizy në ‘Orange Club’ në Sarandë dhe kur ora shkonte drejt mbylljes së lokalit, një grup turistësh të huaj të dehur kanë dashur të hyjnë në lokal.
Prezenca e forcave të Shqiponja ka bërë që turistikët e huaj të shpërndahen dhe të largohen.
Nga sa mësohet nuk ka asnjë të shoqëruar.