Miss-i shqiptar ia qet në shesh mesazhet e Capital T: Më shkruan në ‘Instagram’
Miss Shqipëria 2020” Iljada Baci ishte e ftuar në “Edicioni Veror”, ku foli për projektet, situatat e sikletshme, prapaskenat e xhirimeve dhe gjëja më e çmendur që ka bërë.
Gjatë intervistës Iljada u shpreh “më ka shkruar, Capital T dhe besoj se do të kemi një lloj miqësie”.
Ama vetëm miqësi!”, kështu e cilësoi ajo.
Do i futet rrugës së muzikës?
“Mbase në një të ardhme të largët”, tha ajo.
Eksperiencën te “Miss Shqipëria” e cilësoi të “paharrueshme që më ka ndryshuar komplet si person.
Mësimi që kam marrë është disiplina, korrektësia dhe që të eci mbi taka” tha ajo.