S’ka medalje për Donjeta Sadikun, mposhtet qysh në meçin e parë

S’ka medalje për Donjeta Sadikun, mposhtet qysh në meçin e parë

Boksierja nga Kosova Donjeta Sadiku, garoi sot në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Sadiku pësoi humbje nga Caroline Depuis e Britanisë së Madhe, kategoria 57 – 60 kg.

Depuis është kampione olimpike për të reja dhe finaliste e turneut kualifikues evropian për Tokio 2020.

Kujtojmë se Nora Gjakova  dje  siguroi medaljen e dytë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike të Tokyos.

Kështu, ajo iu bashkua Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit si kampionet e vetme olimpike nga Kosova./Periskopi/

Shpërndaje në: