Reagojnë të emocionuar prindërit e Nora dhe Akil Gjakovës pas medaljes së artë në Olimpiadë
Babai dhe nëna e Nora dhe Akil Gjakovës, Lunai e Elvana kanë dhënë një intervistë në RTV Dukagjini për suksesin e fëmijëve të tyre në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.
Nora arriti që të fitonte medaljen e artë, që ishte e dyta për Kosovën pas asaj të Distria Krasniqit, derisa Akili përfundoi në vendin e shtatë.
“Jo, gjithë natën kemi qëndruar zgjuar, duke pritur Akilin, më pas edhe Norën. Medalja e Norës na ka gëzuar shumë, Akili u rendit i shtatit, natyrisht se nuk është pak”, është shprehur Elvana, nëna e Akilit dhe Norës.
“Norës i është realizuar ëndrra e saj, është pa fjalë si çdo herë dhe ia ka arrit me fitua. I kam përcjell të gjitha përballjet e Norës, më kanë pëlqyer shumë.
Në anën tjetër, babai Luani ka thënë se ai ka një gëzim të veçantë, të cilin nuk mund ta shpre me fjalë për suksesin e Norës dhe Akilit.
“Ne kemi edhe vajzën e vogël që stërvit xhudo dhe tani kemi tre fëmijë që janë në xhudo. Akili ka pas kundërshtarë më të vështirë, mirëpo do ta ketë kohën e tij dhe në të ardhmen do të triumfojë”, ka shtuar më tej ai.
Kosova aktualisht gëzon tre medalje të arta olimpike, pasi në vitin 2016, Majlinda Kelmendi e fitoi në Rio, Distria dhe tani së fundmi Nora.