Tom Daley pasi fitoi medaljen e artë: “Krenar që jam gay dhe kampion olimpik”

Tom Daley pasi fitoi medaljen e artë: “Krenar që jam gay dhe kampion olimpik”

“Ndihem tepër krenar për të thënë që jam gay dhe po ashtu kampion olimpik. Kur isha i ri nuk mendoja se do të arrija diça për shkak të asaj që isha. Të jesh kampion olimpik tash tregon se mund të arrish gjithçka.”

Ende i lagur nga pishina, Tom Daley ende nuk po e merrte veten pas këtij suksesi të madh, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Daley bashkë me partnerin e tij Lee kishin prodhuar një performancë të mahnitshme në platformën e sinkronizuar të hedhjes prej 10 metrash për të marrë medaljen e artë.

Për Daleyn ky moment u lidh me martesën e tij me producentin e filmave Dustin Lance Black dhe me lindjen e fëmijut të tyre, Robbiet.

Shpërndaje në: