Tokio 2020: Kosova në majë të botës, para shteteve gjigante

Tokio 2020: Kosova në majë të botës, para shteteve gjigante

Kosova ka bërë një arritje historike në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” duke promovuar si asnjëherë më parë sportin dhe shtetësinë e saj. Por, në cilin vend është Kosova në këto Lojëra?

Shumë shtete nuk kanë arritur që asnjëherë gjatë historisë të fitojnë ndonjë medalje të artë olimpike.

Pasi Nora Gjakova fitoi medaljen e Artë në kategorinë deri në 57 kilogramë në xhudo, Kosova ka siguruar edhe medaljen e dytë në këto lojëra dhe të tretën në histori pas asaj të fituar nga Majlinda Kelmendi në Rio, përcjell Periskopi.

Deri tash, në ditën e tretë, Kosova është e ranguar në vendin e shtatë në botë, me dy medalje të arta duke e lënë prapa edhe Rusinë, e cila megjithëse ka fituar tetë medalje, vetëm një e ka të artë.

Në vendin e parë është ShBA-ja, që ka lënë në vend të dytë Kinën dhe në të tretin Japoninë.

Më poshtë keni tabelën.

Shpërndaje në: