Memli Krasniqi uron Nora Gjakovën: Faleminderit që po na bëni krenarë

Memli Krasniqi uron Nora Gjakovën: Faleminderit që po na bëni krenarë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Nora Gjakovën për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shprehur mirënjohje për Norën dhe trajnerin e saj Driton Kuka.

“E MAHNITSHME! Dhe nuk kishte si të shkonte ndryshe për Nora Gjakovën, që me punë të jashtëzakonshme arriti deri këtu për ta realizuar ëndrrën e saj e të Kosovës, për ta shkruar historinë tonë në Lojërat Olimpike. Shumë urime për Norën Medalja e Artë Olimpike. Përulje e respekt për punën e saj e të gjithë ekipit të xhudos, të prirë nga kryemjeshtri Driton Kuka. Faleminderit gjithë ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike që me shumë punë e pasion po na bëjnë krenarë! ???”, shkruan Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka falënderuar ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike që me shumë punë e pasion po e bëjnë vendin krenar.

Ndryshe, në kur kreu aktual i PDK-së ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kishte vendosur që sportistët që arrijnë të fitojnë medalje olimpike do të shpërblehen nga shteti i Kosovës me 100 mijë euro, ndërsa trajneri me 50 mijë euro.

Shpërndaje në: