Nora madhështore siguroi finalen: Çka i tha në vesh Driton Kuka asaj pas triumfit

Nora madhështore siguroi finalen: Çka i tha në vesh Driton Kuka asaj pas triumfit

Nora Gjakova do të luftojë për medaljen e artë në Lojërat Olimpike, pasi siguroi finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë në xhudo.

Gjakova tashmë veç ia ka siguruar medaljen e dytë Kosovës në këto Lojëra, me Distria Krasniqin që fitoi të artën më herët këtë javë, shkruan Periskopi.

Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet francezen Sarah Leoine Cysique, e cila e mundi kampionen botërore Jessica Klimkait.

Sidoqoftë, për të arritur deri këtu, ajo në gjysmëfinale mposhti japonezen Tsukasa Joshida.

Joshida e kishte mposhtur katër herë më parë Gjakovën, kështu që kjo fitore ishte arritje e madhe për të.

Dhe me të përfunduar luftën, ajo u prit nga trajneri legjendar, Driton Kuka i cili e përqafoi ngrohtësisht dhe – me gjasë – i tha diçka në vesh.

Shikoni momentin më poshtë në pamjet amatore që na janë dërguar në Redaksi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: