Eto’os i vjen mërzi kur gazetari i thotë se ka luajtur me Messin: Ai ka luajtur me mua, jo unë me të

Eto’os i vjen mërzi kur gazetari i thotë se ka luajtur me Messin: Ai ka luajtur me mua, jo unë me të

Samuel Eto’o është fans i madh i Lionel Messit.

Dyshja luajti së bashku te Barcelona mes viteve 2004-2009, transmeton Periskopi.

Eto’o ka qenë shumë i zëshëm për brilancën e Messit në të kaluarën.

Mirëpo, ai u ofendua kur një gazetar i bëri pyetje rreth argjentinasit në një intervistë së fundmi.

Kur Messi po fitonte emër si futbollist, ai po luante për Barcelonën, ku Eto’o tashmë ishte yll.

Messi sigurisht se ka mësuar nga Eto’o, i cili në kohën e tij më të mirë ishte ndër më të mirët në botë.

Kështu që, kur një gazetar i tha Eto’os se ka luajtur me Messin, ai e pa të nevojshme t’i qartësonte gjërat.

Gazetari pyeti: ”Ti përmend Messin, çka mund të mësojë ai [Ansu Fati] nga Messi? Ju qartazi keni luajtur me të…”

Eto’o me shpejtësi u përgjigj: ”Jo. Ai ka luajtur me mua, është ndryshe. Messi ka luajtur me mua. Nuk kam luajtur unë me Messin. Në kohën time, Messi luajti me mua. Është krejtësisht ndryshe. Është krejtësisht ndryshe.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: