Nivel anormal intelegjence: Si i ekspozoi ligjet e futbollit Ronaldinho me këtë asistim gjenial në vitin 2013
Ronaldinho është një prej futbollistëve më kreativ që ka parë ndonjëherë bota e sportit.
Ai ka arritur atë që shumë njerëz e konsideronin të pamundur dhe fakti se ai e ka fituar ‘Topin e Artë’ duke mos i larguar nga menyja e lojës së tij truket e rrugëve, e bën atë jashtëzakonisht të vecantë, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, një prej momenteve më të paharruara të tij në fushë erdhi në vitin 2013, në fitoren 2-1 të Atletico Mineiros kundër Sao Paulos.
Ronaldinho asistoi për golin e parë, por vetëm pasi ai u pa duke i kërkuar portierit kundërshtar një gëllënjkë ujë nga shishja e tij, derisa Atletico Mineiro po përgatitej për një rivënie anësore.
Si rezultat i rehidratimit, Ronaldinho e gjeti veten shumë metra prapa mbrojtjes së Sao Paulos, por ligji i futbollit thotë se nuk mund të jeni në pozitë jashtë loje nga një rivënie me duar.
Një improvisim fantastik nga Ronaldinho i lejoi atij të merrte topin në një pozitë që normalisht do të konsiderohej si pozitë e thellë jashtë loje, për të krijuar gol të menjëhershëm.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/