Arsenali dikur kishte shënuar një gol aq kontravers, sa që ndeshja u anulua dhe u desh të luhej përsëri

Arsenali dikur kishte shënuar një gol aq kontravers, sa që ndeshja u anulua dhe u desh të luhej përsëri

Ndeshjet e kthimit do të rikthehen në FA Cup nga sezoni 2021/22.

Mirëpo, sot kemi vendosur të rikujtojmë një ndeshje si asnjë tjetër e cila u zhvillua për herë të dytë në këtë kompeticion, teksa është e vështirë t’i japim etiketim pasi më shumë do të konsiderohet si ‘rimec’.

Përplasja e famshme mes Arsenalit dhe Sheffield Unitedit nga edicioni 1998/99, njihet si një prej eventeve më unike në histori të futbollit, transmeton Periskopi.

Gjërat shpejtë u përkeqësuan, me Arsenalin që shënoi një gol të fitores aq kontravers, sa që u desh që ndeshja të anulohej dhe të riluhej.

Portieri i Sheffieldit, Alan Kelly largoi topin jashtë vijave që bashkëlojtari i tij të merrte trajtim mjekësor, pasi u lëndua pas një dueli me Gilles Grimandi.

Pastaj, me sportivitet, Ray Parlour dërgoi topin në drejtim të portierit të Sheffieldit, pasi gjyqtari kishte dhënë shenjë për vazhdimin e ndeshjes.

Por pati një problem. Kany, i cili debutonte në atë takim me Arsenalin, vendosi ta shfrytëzonte kthimin sportiv të topit të kundërshtarit dhe të shënonte.

Ishte një keqkuptim nga Kanu, por me shumë pasoja pasi skenat tutje ishin kaotike.

U duk sikur Sheffieldi do të largohej nga fusha në protestë, me Steve Brucen që kërkoi nga skuadra të kthehej në zhveshtore, por ndeshja eventualisht rifilloi me rezultatin 2-1.

Mirëpo, shpejt u bë e qartë se Arsenali nuk do ta pranonte këtë fitore, duke i ofruar kundërshtarit edhe një ndeshje, e cila u luajt 10 ditë më vonë dhe Arsenali prapë fitoi 201. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: