Më në fund e dimë ku do të luajë Ezgjan Alioski nga sezoni i ardhshëm

Më në fund e dimë ku do të luajë Ezgjan Alioski nga sezoni i ardhshëm

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Arabinë Saudite.

Sipas asaj që shkruhet në media, Alioski do të firmos kontratë dy vjeçare me Al Ahlin, nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro.

Shqiptari në Arabinë Saudite do të transferohet si futbollist i lirë, pasi këtë verë i përfundoi kontrata me Lids Junajtedin dhe të njejtën nuk e rinovoi. Për Alioskin të interesuar ishin edhe Gallatasaraji, Fenerbahçe, Trabzonspori dhe së fundmi edhe Roma, por mbrojtësi i majtë si duket ka vendosur të ndërrojë kontinent.

Kujtojmë se para disa viteve në futbollin e Arabisë Saudite ka luajtur edhe Ferhan Hasani.

Shpërndaje në: