Reagon trajneri i Kosovës pas humbjes nga Uzbekistani: Bëmë shumë gabime

Reagon trajneri i Kosovës pas humbjes nga Uzbekistani: Bëmë shumë gabime

Kombëtarja e Kosovës në futsall është mposhtur nga Uzbekistani në Bangkok të Tajlandës me rezultat 6-3, në kuadër të turneut ‘Continental Futsal Championship’.

‘Dardanët’ arritën që në pjesën e parë të përmbysin rezultatin në një moment, nga 2-0 disavantazh në epërsi 3-2, duke e mbyllur intervalin baraz 3-3, shkruan Periskopi.

Mirëpo, gabimet e shumëta individuale në pjesën e dytë u kushtuan djelmoshave të Arben Simitciut, teksa eventualisht u mposhtën 6-3.

”Ne humbëm me gabimet tona, bëmë shumë gabime dhe fatkeqësisht kundërshtarët ishin më të mirë dhe na ndëshkuan,” tha Simitciu fillimisht.

”Por kjo është eksperiencë për ne, shpresojmë që nesër do të bëjmë më pak gabime dhe do të kemi paraqitje më të mirë.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: