Sot garon notarja Eda Zeqiri në Lojërat Olimpike: Ky është orari i garës së saj
Sot, e dielë, në program ishin garat e tre sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
Shenjëtari Drilon Ibrahimi përfundoi garën duke arritur 608.8 pikë, në disiplinën 10 metra pushkë ajrore, teksa ka zënë vendin e 46-të, shkruan Periskopi.
Pastaj i erdhi radha xhudistet Majlinda Kelmendi, e cila garoi në ora 4:00 të mëngjesit sipas kohës tonë lokale, por fatkeqësisht u mposht qysh në luftën e parë.
Ndërsa, me fillim nga ora 13:00 do të garojë 16-vjecarja, Eda Zeqiri në disiplinën 400 metra stil i lirë.
Gara e Edës fillon në ora 13:00 me kohën tonë lokale, në 20:00 me kohën lokale të Japonisë. /Periskopi.com/