Andin Lokaj: Majlinda Kelmendi, ishe ajo që e ngrite flamurin e Kosovës para syve të Putinit

Andin Lokaj: Majlinda Kelmendi, ishe ajo që e ngrite flamurin e Kosovës para syve të Putinit

Majlinda Kelmendi u eleminua nga Lojërat Olimpike, teksa u mposht befasisht qysh në xhiron e parë nga rivalja hungareze Reka Pupp, në kategorinë -52kg.

Zhgënjimi ishte vizibil për ‘krenarinë e sportit kosovar’, teksa ajo ka vuajtur shumë në vitet e fundit nga lëndimet e vazhdueshme.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurtë, Majlinda është dhe do të mbetet sportistja më e dashur dhe më e respektuar në Kosovë.

Në një prononcim për Redaksinë, opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka dhënë qëndrimin e tij rreth eleminimit të saj, teksa ka rikujtuar se ishte ajo që e ngriti flamurin e Kosovës në sy të presidentit rus, Vladimir Putin.

”Normalisht që ka qenë shumë e rëndë për Majlindën që ta pranojë eleminimin që në xhiron e parë. Kjo për arsyen e thjeshtë. Në Tokio hyri si kampione aktuale nga Olimpiada Rio 2016.

”Mendja i ka shkuar menjëherë tek adhuruesit në Kosovë. Ajo mendon se na ka dëshpëruar. Por jo, Majlinda nuk na ka dëshpëruar dhe nuk do të na dëshpërojë kurrë, ngase është super-kampione dhe ashtu do të mbetet përgjithmonë.

“Ti ishe ajo që e ngrite flamurin e Kosovës para syve të Putinit, dhe në shumë shtete tjera të cilat nuk na kanë njohur.”

 

Shpërndaje në: