Drilon Ibrahimi regjistron rekord shtetëror në shenjtari, zë vendin e 46-të në Lojërat Olimpike

Drilon Ibrahimi regjistron rekord shtetëror në shenjtari, zë vendin e 46-të në Lojërat Olimpike

Drilon Ibrahimi ka mbyllur aventurën e tij në garën e shënjtarisë sportive në Lojërat Olimpike, Tokio 2020.

Ibrahimi ka arritur 608.8 pikë, që e renditën në vendin 46.
Driloni u shpreh se rezultati i sotëm ishte më i miri për të dhe njëherit rekord shtetëror.
Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni.

Shpërndaje në: